Ruby Real Estate – Kush jemi ne?
Ruby Real Estate është agjencia më e re profesionale për patundshmëri në Kosovë. Ruby Real Estate është themeluar në vitin 2021 si nevojë e kërkesave të kohës për menaxhimin e patundshmërive.
Vizioni
Agjencia profesionale e patundshmërive Ruby Real Estate synon të jetë lider për menaxhimin profesional të patundshmërive në Kosovë dhe regjion, në përputhje me kërkesat e kohës e të klientëve të saj.
Misioni
Ruby Real Estate ka për qëllim ofrimin e përvojave të specializuara për klientët në fushën e patundshmërive duke ofruar shërbime të shpejta, efikase, efektive dhe në mënyrë profesionale si për blerësit ashtu edhe për shitësit.
Objektivat
- Klientët e Ruby Real Estate mbesin shumë të kënaqur me shërbimet tona profesionale.
- Bashkëpunëtorët tanë profesionalizohen për shërbime të veçanta për patundshmëri.
- Stafi i Ruby Real Estate zhvillohet dhe motivohet vazhdimisht.
- Ruby Real Estate përgatit brende garuese dhe progresive sipas nevojës dhe kohës.